Berisha: Gjoba të rënda dhe vjedhje të hapura në dogana

Berisha: Gjoba të rënda dhe vjedhje të hapura në dogana

19:07, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në faqen e tij në Facebook, ku flitet për gjobat e rënda që duhet të paguajnë biznesmenët në dogana, edhe pse malli i tyre është me dokumente në rregull.

Sipas denoncuesit, duhet paguar nga 1 milionë lekë ‘gjobë’ tek doganierët.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Gjoba të rënda dhe vjedhje të hapura në dogana.

Edhe kur kompjuteri nxjerrë dritë jeshile, malli lejohet të kalojë pasi i zoti i paguan 1000000 lekë doganierit hajdut dhe gjobëvënës. Dënoj me forceën më të madhe këtë shkallë ekstreme të korrupsionit, të sistemit tonë doganor.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Pershendetje Doktor!

Ne dogana operohej qe kur kompiuteri e nxirte me jeshile nuk behej kontroll nga dogana, por merej malli( kamioni) dhe shkoje ne magazine. Tani edhe kur del me jeshile doganieri  nuk leshon urdher clirimin pa marre 100000 leke. Nje doganier mund te kete 10 urdhera clirimi ne dite dhe merr 1000000 leke te cilat i ndan me shefat e tij. Gjithemone gjejne marifete per tr xhvatur biznesin.

Ju lutem ruaj anonimatin.

Me respekt e konsiderate te larte.!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco