Miku i ngushtë i Erion Veliajt vjen proteston kundër Edi Ramës në Shqipëri

Miku i ngushtë i Erion Veliajt vjen proteston kundër Edi Ramës në Shqipëri

18:35, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili njihet si mik i afërt i Erion Veliajt i është bashkuar protestës së banorëve të Himarës për lirimin e Fredi Belerit nga burgu.

Image

Beleri u arrestua nga policia një ditë pasi Edi Rama e kërcënoi publikisht dhe tha se do merrej me të personalisht. 

Mediat dhe politika greke e quajnë arrestimin e Belerit si arrestim politik dhe kanë paralajmëruar Shqipërinë për pengesa në proceset integruese nëse Fredi Beleri nuk lirohet nga burgu. 

Për këtë qëllim është mbajtur edhe protesta në Himarë ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Athinës.

A nuk ka mundur Veliaj ta ndalojë mikun e tij që mos i bashkohet një proteste të qartë kundër Edi Ramës apo thjeshtë i vjen mirë për këtë?!

“Përshëndetje nga Athina!

Kam kënaqësinë të përcjell këtë mesazh dhe të mbështes mikun tim të mirë dhe të shtrenjtë Erion Veliaj. Të gjithë ju e njihni Erionin!

Ai është ambicioz dhe i kompletuar. Ai është i talentuar, shumë punëtor dhe karizmatik. Kam kaluar orë të tëra duke diskutuar me Erionin dhe duke ndarë dashurinë dhe entuziazmin e tij për Tiranën. Në një kohë relativisht të shkurtër, Tirana u bë kryeqyteti i rinisë, kulturës dhe sportit. Në një kohë shumë të shkurtër, kushdo që viziton Tiranën, ka mundësinë të shikojë transformimin e Tiranës moderne, të gjallëruar, dinamike, metropolitane. Ndaj është mirë të shkoni ta vizitoni.

Erion, të uroj shumë fat dhe suksese!”, kështu shprehej kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis në një vidomesazh mbështetës për Veliajn pikërisht në zgjedhjet e 14 majit ku Fredi Beleri fitoi Himarën nga burgu.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)




 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco