SYRI TV/ Banorët e Fierzës sërish në protestë, bllokojnë rrugën: Jo gurore në Bjeshkë

16:33, 14/08/2023
A+ Aa A-

Për herë të dytë në pak ditë, banorët e Fierzës dolën në protestë duke bllokuar rrugën që të çon te moli i trageteve. Banorët protestojnë pasi kundërshtojnë ndërtimin e një guroreje dhe fabrike asfalti. Sipas protestuesve, gurorja që do të ndërtohet nga firma Byberi SHPK, nuk ka dokumentacion, ndërsa rrezikon të shkatërrojë turizmin në këtë zonë.

SYRI TV

Prej rreth pesë orë, banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë, kanë zhvilluar protestën e radhës kundër ndërtimit të një guroreje nga firma “Byberi shpka”, e cila është në pronësi të të afërmve të kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi.

Banorët kundërshtojnë vendimin për ndërtimin e gurores dhe fabrikës së asfaltit, pasi sipas tyre, ajo do të dëmtojë zonën dhe zhvillimin e turizmit në këtë trevë.

Protestuesit bllokuan aksin rrugor që të çon te mol ii trageteve, duke shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në pritje për t`u imbarkuar. Gjatë protestës, banorët dhe policia kanë pasur tensione.

Por teksa banorët kërkojnë nga policia t`u bashkohet zërit të tyre, për të mbrojtur një nga zonat më të bukura dhe me flukse turiste të vendit, institucionet e tjera duket se po kalojnë në heshtje zërin e banorëve të Fierzës.

Sipas banorëve të Fierzës, ndërtimi i fabrikës së asfaltit dhe gurores po kryhet në shkelje të ligjit dhe në mungesë të dokumentacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco