Drejtori i AKUM: Ujësjellësi i Durrësit nuk ka falimentuar, po bëjmë reformë

Drejtori i AKUM: Ujësjellësi i Durrësit nuk ka falimentuar, po bëjmë reformë

18:37, 12/08/2023
A+ Aa A-

Ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve kanë nisur të reformohen, për të pasur një performancë më të mirë. Për këtë proces foli Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Klevis Jahaj, i cili tregoi se cilat bashki kanë bërë progres.

“Jemi mësuar që të gjejmë problematikat që ka ky sektor dhe vështirësitë që ka kaluar me detyrimet e prapambetura. Shoqëritë janë futur në një rreth vicioz, ndaj u mendua ky reformim i shoqërive. Ndaj prej 2022-it janë 13 shoqëri që janë regjistruar në QKB.”, tha ai. Mes të tjerash ai tha se ujësjellësi i Durrësit nuk ka falimentuar. “Nuk ka ë bëjë fare me procesin e falimentimit. Ujësjellësi i Durrësit Rajonal, vazhdon aktivitetin normal.”, shtoi Janaj.  

Disa ndërmarrje ndërkohë kanë filluar edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco