'Përjetë Havzi Nela': PD përkujton sot poetin martir në 35-vjetorin e ekzekutimit

'Përjetë Havzi Nela': PD përkujton sot poetin martir në 35-vjetorin e ekzekutimit

09:14, 11/08/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike, nën përkujdesjen e Prof. Dr. Sali Berishës, do të përkutojë sot 35-vjetorin e ekzekutimit të poetit martit, Havzi Nela.

Vetë Berisha njoftoi dhe ftoi qytetarët për të ndjekur këtë takim përkujtimor: “Përjetë Havzi Nela. 35 vjet martir – shkroi ai. -  Të dashur miq, sot në ora 10:30 përkujtojmë 35 vjetorin e ekzekutimit të poetit martir, Havzi Nela.”

Një thënie e Ismail Kadaresë e përforcon këtë ftesë: “Poeti Havzi Nela është një kambanë që ende bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë, do të thotë të vazhdosh të shkelësh e këmbë lirinë e Shqipërisë” ka thënë shkrimtari.

Poeti desident Havzi Nela u  var në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial në qendër të qytetit të Kukësit, pasi kaloi vite të tëra torturash në burg. Një ndër firmëtarët që vulosën dënimin e tij me vdekje ishte Kristaq Rama, i ati i kryeministrit Edi Rama.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco