Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Beleri flet nga burgu: Rama më sulmoi egërsisht pasi i dështoi mitingu në Himarë. Provat ndaj meje të manipuluara nga Prokuroria e Vlorës

Beleri flet nga burgu: Rama më sulmoi egërsisht pasi i dështoi mitingu në Himarë. Provat ndaj meje të manipuluara nga Prokuroria e Vlorës

23:52, 10/08/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur më 14 maj, ka folur nga burgu, duke thënë ndër të tjera se arrestimi i tij është politik. Në një intervistë për ‘Lapsin’, Beleri shprehet mes të tjerash se beson se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet.

Beleri mohon faktet e prokurorisë teksa thotë se ato janë të manipuluara nga prokuroria e Vlorës dhe e lidh arrestimin e tij me “dështimin” e mitingut të Partisë Socialiste në Himarë, kur Edi Rama shkoi aty para zgjedhjeve.

“Nuk e prisja të arrestohesha. Unë isha në fushatë me miqtë e mi dhe ndryshe sa thuhet në media, nuk ka pasur flagrancë në kuptimin e ligjit. Unë isha në një restorant duke darkuar dhe sa dola, bashkë me avokatin dhe një kushuririn tim, që ka biznes në Himarë, na ndaloi policia. Policët që më ndaluan nuk kishin dijeni për arsyen e ndalimit tim”, shprehet ai.

“Rama më sulmoi egërsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariotë nuk kishte pjesëmarrje në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty një orë deri sa erdhën autobusa nga Selenica dhe Vlora për të mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi të pranonte që për vjedhjet e pronave , ndërtimiet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pronën publike, populli i Himares i kishte kthyer krahët.

Kryeministri në atë miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu që nuk e pranon demokracinë, mendimin ndryshe dhe as ka respekt për kundërshtarin…

Problemi për ta ishte që në mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, ndërsa në të tyrin kishin jo me shumë se 150 votues himariotë. Historia e presioneve për dokumenta greke janë shpifje të Ramës për të justifikuar veprimin e 12 Maj-it”, deklaron ai në intervistë për “Lapsi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco