Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO/ Berisha: 7 fakte që Erion Veliaj është padroni i djegësit të Tiranës

VIDEO/ Berisha: 7 fakte që Erion Veliaj është padroni i djegësit të Tiranës

20:01, 10/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike 7 faktet, që sipas tij, Erion Veliaj është padroni i djegësit të Tiranës.

Gjatë një konference për mediat në mesditë, Berisha tha se, Veliaj po tenton të shfaqet ose si viktimë, ose si myshteri i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Berisha tha se, Erion Veliaj, padroni i djegësit të Tiranës për të çelë dyert e aferës e vjedhjes së shekullit, ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve, nga strategji depozitim, seleksionim, riciklim dhe zgjerim i landfillit në djegie me koncension me inceneratorin e Tiranës.

Berisha theksoi gjatës deklaratës së tij se, përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncensioneve kanë luajtur rol përcaktues në dhënien e bonusit prej 8 pikësh, sipas porosisë së këtij të fundit.

Berisha tha se, Erion Veliaj është arkitekti i djegësit prej 128 milionë eurosh, i cili duhet të ndërtohej me paratë e koncensionarit, por më vonë u tha se do të ndërtohej me paratë taksapaguesve shqiptarë.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, pas çdo fakti që paraqitet në këtë deklaratë, Erion Veliaj fshihet pas çdo veprimi kriminal të bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco