Berisha: Banka e Shqipërisë, xhuxh para karteleve kriminale! Ministri i Brendshëm, lidhje e narkotrafikut

Berisha: Banka e Shqipërisë, xhuxh para karteleve kriminale! Ministri i Brendshëm, lidhje e narkotrafikut

12:08, 09/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Parisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe te ndërhyrja që bëri Banka e Shqipërisë për të normalizuar tregun e valutës në vend, pasi euro arriti pikun më të ulët në histori.

Sipas Berishë, Banka e Shqipërisë nuk ka fuqi ti rezistojë narkoeuros pasi ajo është një xhuxh para karteleve kriminale që kanë pushtuar vendin me narkoeuro duke i sjellë edhe me kontenier.

Berisha: Banka e Shqipërisë unë e kuptoj që nuk fuqi ti rezistojë narkoeuros. Ajo është një xhuxh para këti gjiganti kriminal që është ky i karteleve. E bëri provën i nxori 20 milionë asgjë nuk ndryshoi, ishte si kafeja e mëngjezit, por Banka e Shqipërisë duhet të jetë zëri më i fuqishëm në denoncimin e tyre se këtu po ndodh një katastrofë e vërtetë.

Këta janë bërë vendimarrës me kryeministrin njeriu më i lidhur publikisht me klanet e drogës, mori tani Ministrisë e Brendshme dhe imagjinoni ju se kjo ishte plotësisht e qëllimshme pasi janë ato klane që e emëruan atë ministër rendi.

Faktorët që kanë ndërhyrë në këtë raport por faktori përcaktues është faktori narkoeuro. Janë narkoeurot që kanë pushtuar. Prandaj thotë ai që kemi para sa nuk e dimë, ai e ka fjalën për kontenierët e eurove se ai e di që i ka me kontenier se një shtet e di sa para ka, kur ka libra dhe regjistra e nxjerrin.

E vërteta është se nëse nuk shkojmë te rrënjët e problemit, një rrokullisje më e madhe na pret.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco