Thumanë-Kashar-Kavajë do t'u kushtojë shqiptarëve 4 herë më shumë sesa u kushton qytetarëve grekë dhe italianë një autostradë e kategorisë 'A'

Thumanë-Kashar-Kavajë do t'u kushtojë shqiptarëve 4 herë më shumë sesa u kushton qytetarëve grekë dhe italianë një autostradë e kategorisë 'A'

10:49, 09/08/2023
A+ Aa A-

Në një postim të përvujtun në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama u bën thirrje shqiptarëve që të bëjnë edhe pak durim për trafikun e rënduar në aksin rrugor Thumanë – Fushë Krujë, i cili është edhe nga segmentet më të rënduara gjatë verës.

“Duhet edhe pak kohë sa të finalizohet projekti i Korridorit Blu që do të jetë  jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të Shqipërisë 2030”,- shkruan Rama në Facebook.

Postimi sigurisht vjen në ditë që ai e di se stresi i qytetarëve është në maksimum për shkak të orëve të gjata të qëndrimit në këtë aks rrugor.

Po ajo që nuk thotë më Rama është barra më të cilën ky segment rrugor do të ngarkojë shqiptarët.

Rruga Thumanë-Kashar-Luz i Vogël do të jetë një nga rrugët më të shtrenjta të ndërtuara ndonjëherë në Shqipëri dhe sigurisht më e shtrenjta në rajon e Europë.

Katër herë më shumë se rrugët që ndërtohen në Europë do t’i kushtojë Shqipërisë projekti Thumanë-Kashar-Luz i Vogël.

Thënë më thjeshtë, kjo rrugë për të cilën Rama u kërkon durim shqiptarëve, do t’u kushtojë atyre më shtrenjtë sesa u kushton qytetarëve grekë dhe italianë një autostradë e cilësisë “A”.

Le të mos harrojmë se Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka mbetur rrugëve që prej 2013, Rruga e Arbërit ka mbetur rrugëve po ashtu, dhe Rruga Tiranë-Elbasan segmenti që u përfunduar me vështirësi nga qeveria Rama është me cilësinë më të dobët të mundshme, automjetet lëkunden si në një rrugë më gropa në pjesën nga Mulleti deri te hyrja e tunelit, gjë e cila nuk ndodh në anën tjetër në drejtim të Elbasanit.

 

Postimi i Ramës në Facebook:

“NDJESË EDHE PAK DURIM JU LUTEM🙏

I ndjekim me vëmendje ankesat e mirëkuptueshme të drejtuesve të automjeteve në aksin Shkodër – Tiranë këtë verë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që rritja marramendëse e fluksit të vizitorëve në këtë sezon fantastik për industrinë e turizmit, e ka rënduar edhe më shumë se zakonisht situatën e trafikut përgjatë këtij aksi, sidomos në segmentin Milot – Kashar. Shpërblim i madh i përpjekjeve tona këmbëngulëse ky moment shpërthyes për turizmin, por  shumë ndjesë për pasojën e këtij zhvillimi të shumëpritur, të cilën do ta vuajmë edhe për disa kohë në mungesë të Korridorit Blu🙏

Lajmi i mirë është se puna e gjithanshme, me projektime dhe financime, për ta lidhur  Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu, një autostradë e mirëfilltë e standardeve europiane, ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh po aq të shumëpritura sa edhe zhvillimi i mëtejshëm spektakolar i industrisë së turizmit😍

* Në segmentin THUMANË – KASHAR po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve👍

* Për segmentet MILOT – THUMANË / KASHAR – LEKAJ / LEKAJ – FIER kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tre kontrata të reja, që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna👍

* Për segmentin MILOT – BALLDREN  hapim garën e ndërtimit në vjeshtë👍

* MURRIQAN – LEZHË është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023👍

Korridori Blu do të jetë kolona vertebrore e infrastrukturës turistike të #Shqipërisë2030🇦🇱 e cila po merr formë ditë pas dite, si ylli në ngjitje i Ballkanit Perëndimor ⭐️❤️

Përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër – Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në nivel vendor dhe investimeve shumë të konsiderueshme private në turizëm, Shqipërinë bregdetare turistike do ta kemi një nga krenaritë tona të mëdha kombëtare”, thekson Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco