Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Dhjetë gjëra që nuk i dinim para një viti për vjedhjen e 430 mln eurove dhe monopolin Rama & Veliaj Foto e bërë vjet tek inceneratori i Tiranës me 5 pyetjet e përditshme.

Dhjetë gjëra që nuk i dinim para një viti për vjedhjen e 430 mln eurove dhe monopolin Rama & Veliaj

09:58, 09/08/2023
A+ Aa A-

"Kjo fotografi është bërë  vjet tek inceneratori i Tiranës me 5 pyetjet e përditshme.  Sot janë mbi 50 pyetje pa përgjigje."

Nga Jamarbër Malltezi

Asokohe nuk dinim:

1. që Veliaj kishte nisur 5 letra për ndërtim inceneratori në kundërshtim me sugjerimet e IFC/JICA;

2. që Agaçi & Metani, përgjegjës për injorimin e APP, kalimin e kontratës brenda ditës, nenin “Pamundësia e ndërprerjes së kontratës” dhe bonusin 8 pikë për një kompani që nuk ekzistonte;

3. që tek tubat e ventilimit të pastrueses së Alda Klosit dolën 500,000 euro;

4. që Alba Thoma shkruante pasthirrma “uffffff” apo “bravo!” në emaile;

5. që “konsulenti” Zoto shkruante edhe kërkesën për bashkinë, ministrinë X,  edhe përgjigjen për ministrinë Y edhe vendimin për këshillin bashkiak;

6. që burri i Spiropalit i kish bërë dhoro 3.5 milionë euro, Zotos dhe pastaj e kish edhe “consigliere”;

7. që Frida Krifca i kishte bërë dhoro Zotos, 310,000 euro nga taksapaguesit evropianë;

8. që Zoto i kthen nderin me 50 milionë lekë, vëllait të Krifcës;

9. që Ahmetaj dhe Gjiknuri merrnin dhoro udhëtime e hotele nëpër Evropë;

10. që veç një javë pasi Alqi Bllako anuloi tenderin për heqjen e mbetjeve urbane nga Porto Romano se duheshin paratë për tërmetin (dhe ku 4 kompani ishin futur në garë) i vjen shkresa me firmë direkt nga Edi Rama që ta bëjë me prokurim të drejtpërdrejtë (pra, të shkelë ligjin) dhe iu dhanë 15 milionë euro kompanisë “Viktoria Invest” pa tender fare, veç duke u parë me sy e duke pasur letrën e paligjshme të “Sulltanit”.

Këto 10 pika nuk i dinim vjet. Por sot çdo njeri e di se është vjedhje e 430 milionë eurove (deri tani mbi 110 milionë) dhe se është orkestruar me urdhër nga Rama-Agaçi-Metani-Ahmetaj-Veliaj-Bllako duke përdor si sekserë Mërtirin e Zoton.

I gjithë shteti nën këmbët e tyre! Gjithë Sharra, monopol i mbetjeve, bile edhe e dherave!

Policia u bë e monopolit të dherave të Sharrës. Nuk ka polic që nuk e di se dherat duhej të shkonin veç në Sharrë, se ishte monopol i Ramës & Veliajt.

Drejtësia me regji u bë bajate.

Faktet janë kokëforta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco