'Luftë brenda llojit'/ Berisha: Duan ta katandisin aferën e shekullit, në aferën familjare të Arben Ahmetaj

'Luftë brenda llojit'/ Berisha: Duan ta katandisin aferën e shekullit, në aferën familjare të Arben Ahmetaj

12:55, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se kryefajtori i aferës së shekullit nuk mund të jetë ai që refuzon 6 herë por ai që insiston 6 herë duke mashtruar dhe firmosur në emër të Këshillit Bashkiak dhe duke dhënë garanci për 91 milionë euro.

Sipas Berishës, kjo është një luftë brenda llojit në Partinë Socialiste, pasi qëllimi i Erion Velisë dhe të tjerëve është që të katandiset kjo në një aferë familjare të Arben Ahmetaj.

Berisha: Do shtroj një pyejte, midis atij që vepron, midis atij që insiston dhe firmos në mënyrë të përsëritur dhe kriminale për këtë vepër dhe atij që reziston dhe në fund pas 6 përpjekjesh dorëzohet, cili është kryefajtori?

Nuk e them këtë për të mbrojtur Arben Ahmetaj jo por e them këtë se askush nuk mund të hedhë hi syve që të paraqesë përgjegjës atë që refuzoi 6 herë dhe jo atë që insistoi 6 herë, atë që mashtroi firmosi në emër të Këshillit Bashkiak, dha garanci për 91 milionë euro pa pasur asnjë tagër përveç mashtrimit, firmosi në emër të bashkive të qarkut pa u pyetur asnjëherë bashkitë e tjera.

Çfarë po vlon këtu, po vlon një luftë brenda llojit, dhe kjo nuk mund të pranohet.

PD i ka denoncuar të gjithë këta, janë dërguar të gjithë në SPAK Edi Rama Erion Veliaj Ëngjëll Agaçi me radhë e me radhë janë paditur në SPAK por nuk mund të pranojmë që të lëshohen urdhër-arreste për bashkëshorten dhe partneren e Arben Ahmetajn në mënyrë që të katandiset kjo në një aferë familjare të Arben Ahmetaj, qëllimi i Erion Velisë dhe të tjerëve.

Nuk është aferë familjare afera e shekullit. Nuk po mbroj asnjë njeri se të gjithë janë dërguar në institucionet e drejtësisë. Por ndërhyrjet në këtë institucion bëjnë që kjo aferë të përdoret për luftë klanesh brenda partisë dhe këtë PD nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco