'Inceneratorët, Metamorfoza dhe ushtria që mbjell drogë'/ Vasili: Groposja e qeverisë mafioze Rama

'Inceneratorët, Metamorfoza dhe ushtria që mbjell drogë'/ Vasili: Groposja e qeverisë mafioze Rama

11:11, 07/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë së Edi Ramës vetëm gjatë javëve të fundit.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se inceneratorët, operacioni Metamorfoza dhe ushtria që mbjell drogë, janë groposja pa kthim e qeverisjes mafioze të Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Inceneratoret, "Metamorfoza" dhe Ushtria qe mbjell droge, groposja pa kthim e qeverisjes mafioze Rama!

Vjedhja e qindra milion euro ne aferen e inceneratoreve eshte tashme hapur tej e tej.

Njeri dokument eshte me i rende dhe kompromentues se tjetri.

Vjedhja eshte kryer hapur dhe trashe sepse qeveria dhe klientet e saj kane qene te bindur se letrat nuk do hapeshin kurre dhe pandeshkueshmeria do te ishte absolute.

Ne cdo vend tjeter me funksionim normal te shtetit ligjor do te ndodhte nje proces i madh hetimi dhe arrestimesh ne mase nga drejtesia duke filluar nga Rama,Veliaj dhe me radhe ministra e kryetare bashkie etj etj.

Nje gje eshte e sigurte qe procesi nuk do mbyllet dot as ti lihet harreses dhe as te prishesn provat sepse keto fakte te tmerrshme jane prove e opinionit publik.

Ndersa operacioni Metamorfoza tregon se si Rama me Ministrine e Brendeshme dhe policine e inkriminuar ndertuar narkoshtetin.

Krimi dhe policia te bere njesh si kurre nd9njehere ne historine e pluralizmit shqiptar.

Tani te te gjithe e kuptojne arsyen e miratimit te ligjit per Legalizimit e Kanabisit Mjeksor i cili gjoja do kontrollohet nga policia e kapur per fyti nga trafiku i droges dhe kriminelet.

Kur ushtria kultivon kanabis kuptohet se cfare kellire e kriminalizuar eshte kjo qeverisje.

Akti i fundit i ushtrise tejkaloi edhe narkoshtetet qe njihen ne bite te cilet te paten per sy e faqe ushtrine e mbajne jashte nga narkotrafiku e nderkohe ne Shqiperi Peleshi vazhdon paturpesisht te rtije ne nje kartige qe qelbet ere kanabis.

Edi Rama eshte tashme nje kufome mafioze bashke me kukullat e tij ne qeveri qe ka vdekur ligjerisht , moralisht dhe politikisht.

Shqiperia eshte pa qeverisje dhe thjesht me nje bande kusaresh qe terheqin zvarre oret e qeverisjes per te vjedhur edhe qindarkat e fundit.

Permbysja e tyre eshte mision, detyre, imperativë!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco