Nënshkrimi i Merezhko, Joseph: Ukraina i është afruar njohjes së Kosovës

Nënshkrimi i Merezhko, Joseph: Ukraina i është afruar njohjes së Kosovës

08:54, 07/08/2023
A+ Aa A-

Një letër e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera por në të cilën iu bashkua edhe Oleksandr Merezhko kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, një vend që s’e ka njohur ende Kosovën shtet, ka ngjallur reagime.

Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph, mendon se me këtë akt të Merezhkom, pjesë e partisë së presidentit Zelensky, Ukraina i është afruar njohjes së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Joseph tha se mes emrave të nënshkruar në këtë letër, më kryesori është nga Ukraina.

“Nënshkruesi kryesor nuk është nga SHBA/BE, por nga Ukraina. Nëse është autentike, duke nënshkruar një letër ku thuhet ‘Kosova është një vend sovran’, Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, ju e keni afruar Ukrainën me njohjen e Kosovës. Merezhko është një avokat i respektuar ndërkombëtar, nga partia e Zelensky; ky i fundit është takuar me presidenten e Kosovës në qershor”, shkroi Joseph duke kujtuar këtu takimin mes Osmanit dhe Zelensky në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Joseph thotë se njohja e Ukrainës do të shërbente edhe për pesëshen e vendeve të Bashkimit Evropian dhe katërshes së NATO-s që nuk e njohin Kosovën të ndryshojnë qëndrim.

“Menendez, Titus, Torres mund të përparojnë mesazhin e tyre të fuqishëm duke i kërkuar administratës së Bidenit që t’i kërkojë Kievit të njohë Kosovën – duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje”, vijoi Joseph./KosovaPress

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco