Berisha: Sekuestrimi me 2 vite vonesë i inceneratorit të Tiranës, ka kushtuar mbi 40 mln euro

14:23, 06/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur hetimin e djegësave si dështimin e shekullit.

Në reagimin e tij para mediave, Berisha theksoi se sekustro e vonuar dy vite, pa asnjë justifikim ligjor, u ka kushtuar qytetarëve të vendit mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e vjedhjes së shekullit.

‘Sikundër djegsat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit. Sekuestrimi i vonuar prej 2 vitesh u ka kushtuar qytetarëve të vendit mbi 40 milionë euro’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha: Sikundër djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit. Ndaj dhe kjo sekustro e vonuar dy vite, pasi pronarët në letra të këtij djegësi Zoto dhe Mërtiri janë shpallur në kërkim, me vonesën e saj pa asnjë justifikim ligjor, por përkundrazi në paligjshmëri të plotë, u ka kushtuar qytetarëve të vendit mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e vjedhjes së shekullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco