Kulla 58 katëshe/ Blushi: Veliaj dhe klientët e tij do përfitojnë shumë para në kurriz të qytetarëve

Kulla 58 katëshe/ Blushi: Veliaj dhe klientët e tij do përfitojnë shumë para në kurriz të qytetarëve

14:10, 06/08/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Pëgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka reaguar pas rrethimit të parkut pas Operas në qendër të Tiranës për ti hapur rrugë ndërtimit të një kulle 58 katëshe.

‘Vetëm Erion Veliaj dhe klientët e tij do të përfitojnë më shumë para! Më shumë para në kurriz të jetëve të qytetarëve dhe të vetë Tiranës, që çdo ditë po asgjesohet nga babëzia, korrupsioni dhe paligjshmëria!’, shkruan Blushi në Facebook. 

Postimi i plotë:

Babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim personal i Erion Veliaj në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe të vetë kryeqytetit, që armik më të madh se ky Kryetar Bashkie nuk ka njohur kurrë.

Një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës në të vetmin park që kishte mbijetuar derimë tani shumë pranë Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër monstër betoni që nuk do të sjellë asgjë për kryeqytetin dhe banorët e tij, vetëm sa do t'i shtojë shëmtinë, do t'i asgjesojë edhe këtë trashëgimi, do të sjellë më pak oksigjen dhe më shumë ndotje të ajrit, më shumë sëmundje për mushkëritë e qytetarëve, një hapësirë publike të gjelbërt dhe një kend shplodhje më pak, dhe pa diskutim më shumë trafik.

Vetëm Erion Veliaj dhe klientët e tij do të përfitojnë më shumë para! Më shumë para në kurriz të jetëve të qytetarëve dhe të vetë Tiranës, që çdo ditë po asgjesohet nga babëzia, korrupsioni dhe paligjshmëria!

Ky është krim dhe autori është Erion Veliaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco