Berisha: Rama-Veliaj, pronarët e inceneratorit të Tiranës! Metani faktor kërcënues për hetimin

12:12, 06/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si pronarët e vërtetë.

Berisha thekson se kohët e fundit ka pasur presione të papranueshme por edhe takime të dyshimta dhe të paparanueshme nga prokuroria dhe personave që janë pronarët de facto të djegësve ndër të cilët mundet flitet se dhe vetë Edi Rama.

Gjithashtu kreu demokrat kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani nga ky post pasi ai është fund e krye në konflikt interesi dhe është një faktor tmerrësisht kërcënues për mbarëvajtjen e këti hetimi.

‘Disa informacione të veçanta për vjedhjen e shekullit!’, shkruan Berisha në Facebook.  

Berisha: Së fundi kam disa ekzotika. Erion Veliaj 15 ditë para zgjedhjeve ka deklaruar se unë do ndërpres pagesat për inceneratorin pas zgjedhjeve. Mirëpo ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshje që ato të mund të vazhdojnë. Ato vazhdojnë njëlloj vazhdojnë një lloj por që të jemi realist kanë një ndryshim ato nuk mund të përdoren më nga Zoto dhe Mërtiri por vetëm nga agjensia e ngarkuar për administrimin e djefësit.

Së dyti këto kohët e fundit ka pasur presione të papranueshme por edhe takime të dyshimta dhe të paparanueshme nga prokuroria dhe personave që janë pronarët de facto të djegësve ndër të cilët mundet flitet se dhe vetë Edi Rama.

Shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de facto dhe akuza ndaj Arben Ahmetaj për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej 8 pikësh, ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronarët e vërtetë dhe më kryesorë të djegësit të Tiranës, Edi Ramës, Erion Velisë dhe Ëngjëll Agaçit.

Përsëris dhe njëherë kërkesën time për dorëheqjen imediate të Artur Metanit nga posti i tij pasi ai është fund e krye në konflikt interesi dhe është një faktor tmerrësisht kërcënues për mbarëvajtjen e këti hetimi i cili uroj të bëhet hetimi i shekullit dhe jo dështimi i shekullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco