Ish-ministrja në SPAK/ Anila Denaj po pyetet për koncesionin e sterilizimit

11:14, 04/08/2023
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Burimet për SYRI-n bëjnë me dije se Denaj është paraqitur në ambientet e SPAK për t'u pyetur në lidhje me koncesionin korruptiv të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Prokuroria, gjatë kësaj periudhe, ka sekuestruar disa materiale në Ministrinë e Shëndetësisë, që kanë të bëjnë pikërisht me këto tendera.

Grupi hetimor thotë se do të pyeten të gjithë zyrtarët, të cilët kanë firmosur për këto koncesione dhe nuk është i përjashtuar askush. 

Hetimet për këtë çështje nisën që në muajin dhjetor të vitit 2015, por pas mbledhjes dhe verifikimit të dokumentacionit, pikërisht tani organi i akuzës ka filluar të marrë në pyetje personat që kanë firmosur.

Koncesioni më shqetësues, ku mendohet se ka pasur abuzime më të mëdha, është ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.

Anila Denaj ka shërbyer si ministre e Financave nga janari 2019 deri në shtator të vitit 2021. Aktualisht është deputete e qarkut të Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco