Gazeta e Antverpës: Pëllumb Gjoka është kontakt i ngushtë i Edi Ramës

Gazeta e Antverpës: Pëllumb Gjoka është kontakt i ngushtë i Edi Ramës

11:29, 02/08/2023
A+ Aa A-

Mediat belge vazhdojnë t’i bëjnë jehonë operacionit ‘Metamorfoza’, ku u arrestuan disa zyrtarë të drejtësisë dhe policisë si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Gazeta e Antverpës shkruan se arrestimet erdhën falë faktit se Belgjika ia ka dalë të deshifrojë komunikimet që bëheshin nga kriminelët përmes aplikacionit Sky ECC.

“Më shumë se dy vjet pas deshifrimit të shërbimit jashtëzakonisht popullor mes kriminelëve të mesazheve të koduara, Sky ECC, shërbimet policore në mbarë botën vazhdojnë të ofrojnë një mori informacionesh.

Në Shqipëri, një aksion madhor është zhvilluar javën e kaluar nga njësia kundër korrupsionit, SPAK. Nga operacioni u arrestuan disa anëtarë të dyshuar të një organizate të madhe kriminale. Ata dyshohen ndër të tjera, për përfshirje në disa krime, të paktën njëri prej tyre me pasojë vdekjen në qytetin e Shkodrës. Arrestimet kanë qenë lajmi më i rëndësishëm në median shqiptare prej disa ditësh, pasi mes të dyshuarve janë disa persona që konsiderohen si pjesë e ‘botës së sipërme’.

Për shembull në pranga është vënë prokurori i qytetit të Kukësit, i cili sipas shtypit vendas ka siguruar mbylljen e dosjeve ndaj disa kriminelëve. Pas hekurave përfunduan edhe disa policë të rangut të lartë. Mediat shqiptare raportojnë se të paktën dy nga oficerët e policisë janë përfshirë në atentate, njëri prej tyre duke ndarë informacione për viktimën,” shkruan gazeta.

Por sipas saj, vëmendja më e madhe i kushtohet biznesmenit Pëllumb Gjoka, që njihet si kontakt i ngushtë i kryeministrit shqiptar.

“Në Shqipëri, vëmendje e madhe po i kushtohet arrestimit të Pëllumb Gjokës, biznesmenit të njohur, i cili është shpallur nga qeveria si ‘investitor strategjik’ dhe tashmë akuzohet si porositës i vrasjeve. Opozita në Shqipëri thotë se Gjoka ishte në kontakt të ngushtë me kryeministrin shqiptar”.

“Mesazhet e dërguara nga Sky ECC u thyen nga hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale të Antverpës në bashkëpunim me hetuesit holandezë dhe francezë”, thekson gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco