‘Mbiçmim i Lekut’, Ilir Meta: Të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese. Qeveria të marrë masa!

‘Mbiçmim i Lekut’, Ilir Meta: Të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese. Qeveria të marrë masa!

09:19, 02/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se se ka ardhur koha që t’i jepet fund indiferencës dhe papërgjegjshmërisë institucionale dhe duhet të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese.

“Duhet menjëherë t'i jepet fund indiferencës dhe papërgjegjshmërisë dhe duhet të mbështeten aktivitetet fason dhe ato eksportuese.Qeveria duhet të marrë masa urgjente për të mbështetur dhe kompensuar në një masë të arsyeshme financiare këto humbje.Qeveria duhet në mënyrë të veçantë të marrë masa të menjëhershme për të forcuar luftën ndaj pastrimit të parave, kriminalitetit dhe të informalitetit, që është arsyeja kryesore dhe vendimtare pse kemi këtë mbiçmim të Lekut”, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kreu i PL-së Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco