Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SPECIALE/ Erion Veliaj, vetëinkrimi me djegësit

20:09, 01/08/2023
A+ Aa A-

Nga Syri Tv

Erinon Veliaj mund të hyjë në histori si zyrtari i cili i ka bërë i gropën vetes duke i treguar SPAK se si ai është bashkëpunëtor në vjedhjen më të madhe të historisë së Shqipërisë, ajo e inceneratorëve. 

Këtë martë, SPAK vendosi sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

SYRI TV ka siguruar një material propagandistik të 16 tetorit të vitit 2020, ku në kulmin e pandemisë Erion Veliaj shkon në Sharrë për të reklamuar punën inekzistente të kompanisë ‘Integrated Energy BV’ si një histori suksesi për të cilën ai ishte krenar! Në një material 16 minuta e 42 sekonda Erion Veliaj i tregon audiencës së tij sesi kompania e kontraktuar për inceneratorin e Tiranës, kishte mbjellë pemë dhe kapsulonte mbetjet, por nuk i digjte ato!

Më tej është inxhinieri i kompanisë “Intergrated Energy BV” i cili i raporton Erion Veliajt se çfarë do të ndodhë me projektin si një supervisor model që kujdeset për paratë e taksapaguesve…

Por 2 muaj më parë, kur patatja e inceneratorit djeg, Erion Veliaj harron që 3 vite më parë ai i bënte reklamë kompanisë nën sekuestro të inceneratorëve dhe deklaron!
Veliaj intervistë tek Babaramo…”nuk jam unë supervizori”

Këtë të martë, SPAK njoftoi se kishte vendosur sekuestron e landfillit të Tiranës pasi ka identifikuar 2 pronarët e kompanisë Mirel Meritir dhe Klodian Zoto të cilët kanë përfituar vetëm nga bashkia e Tiranës 49 milionë euro përmes faturave fiktive, por ajo që bie në sy në këtë njoftim të organit të akuzës është dhe fjalia që bën të mendosh se pjesë e këtij hetimi është edhe Erion Veliaj. 
SPAK…Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë po heton në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
Pra, Erion Veliaj, është një i “zgjedhur vendor” siç përmendet tangent në njoftimin e vendimit të SPAK për të sekuestruar Inceneratorin e Tiranës, por mbetet për t’u verifikuar nëse ai është nën hetim. 

Një shkrim i publikuar pak kohë më parë nga gazetarja Ola Xama, pretendon se Erion Veliaj është pjesë e hetimit të SPAK dhe madje rezulton se është ai iniciatori i ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës, i cili sot është nën sekuestro nga organi i akuzes…

BIRN, “Kryebashkiaku Veliaj ka mohuar publikisht në të shkuarën se ka pasur rol aktiv në procedurat e koncesionit të mbetjeve në Tiranë, por dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruara nga BIRN, tregojnë se Veliaj ishte nismëtari i këtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi dritën jeshile koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Gjithsesi, propozimi i Veliajt u prit fillimisht me rrudhje vetullash në qeveri. Hetimet e Prokurorisë tregojnë se fllimisht ministri Shkëlqim Cani dhe më pas Arben Ahmetaj u bënë barrikadë ndaj propozimit të bashkisë së Tiranës, duke sjellë si rezultat përfshirjen e Ministrisë së Mjedisit në procedura. Bashkë me Ministrinë e Mjedisit, në projekt u përfshi edhe Klodian Zoto. Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Në një reagim dërguar 24 orë pas publikimit të shkrimit, kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pretendoi se propozimi tij për PPP për trajtimin e mbetjeve në Sharrë ishte i bazuar në projektin e IFC-së ‘që ka nisur në kohën e Lulit' dhe nuk ka lidhje me kontratën koncesionare që po hetohet aktualisht nga SPAK. “Për projektin e IFC, që e gjeta të kryer në Bashki me 37eu toni, i kam shkruar qeverisë dhe e ka refuzuar. Me të drejtë! Kohë më pas vjen propozimi i pakërkuar në qeveri i kësaj që sot është në SPAK!” shkruan Veliaj.
Erion Veliaj në 2020 gjatë reklamës për kompanianë e inceneratorëve, pranon publikisht dhe me krenari se ai paguan 29 euro për ton për një shërbim që siç rezulton prej 3 vitesh Bashkia e Tiranës nuk e merr dhe që është incenerimi i mbejteve urbane!

Erion Veliaj mori edhe rolin e avokatit për kompaninë e Klodian Zotos dhe Mirel Merit se ato nuk pranojnë gjoba, megjithëse, sot, kjo kompani jo vetëm që ka paguar gjoba nëpër media kombëtare e lokale, por rezulton se ka korruptuar deri edhe zv-kryeminsitrin e Shqipërisë që sot është në arrati!

Propaganda jo gjithmonë është e keqe, të paktën në një rast ajo mund të shërbejë edhe si fakt vetëinkriminues dhe si një provë që SPAK mund ta përdorë lehtësisht për ta çuar para drejtësise atë që e meriton më së shumti në rastin e incenertarit të Tiranës, ERION VELIAJN!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco