Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ SPAK dërgon për gjykimin dosjen ‘Beleri’: Korrupsion aktiv në zgjedhje

15:54, 01/08/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. SPAK i ka nisur kërkesën GJKKO-së për gjykimin e çështjes për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Sipas SPAK Beleri dhe bashkëpunëtori Pandeli Kokaveshi, dhanë para në këmbim të votës.

SYRI TV

SPAK ka mbyllur hetimet për Fredi Belerin, i cili u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Sipas SPAK, fituesi i bashkiSë e Himarës, duhet të gjykohet për veprën penale Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Posaçme thekson se Fredi Beleri, në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shuma monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente ky shtetas, për të votuar pikërisht Fredi Belerin. Gjithashtu, SPAK pretendon se Fredi Beleri do t`i jepte 300 euro shpërblim personal Arsen Ramës për votuesit që do të gjente. “I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri. Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të 14 majit”, -thuhet në njoftimin e SPAK. Për gjykim, janë dërguar Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët akuzohen për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Kokaveshi u lirua nga qelia disa javë pas arrestimit për shkak të problem shëndetësore, ndërsa Beleri ndodhet ende në qeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco