SYRI TV/ Pikë kufitare e përbashkët në Qafe Thanë, Rama dhe Kovaçeski në hapjen e 'One Stop Shop'

14:54, 31/07/2023
A+ Aa A-

Lëvizja  e qytetarëve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të bëhen përmes një pike të vetme kontrolli, e cila u hap sot në Qafe Thanë.  Gjatë ceremonisë, Kryeministri Edi Rama megjithëse njoftoi  përfundimin e Ballkanit të hapur,  foli sërish për avantazhet e kësaj nisme,  ndërsa kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se në Ballkan nuk duhet te ketë më kufi, njësoj si në BE. 

SYRI TV

Në pikën kufitarë të qafë thanës, do të ketë vetëm një pikë kontrolli të përbashkët,  për qyteatarët që lëvizn nga shqipëria në maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.  Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri I maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ishin të pranishëm gjatë në hapjen e one stop shop, në pikën kufitare te qafë thanës, në nisje të programit “një ndalesë, një kontroll”, duke  vënë theksin te vijimi I bashkëpunimit rajonal.

Ndërsa ishte vetë kryeministri që Edi Rama, pas insistimit të BE, njoftoi përfundimin e  Ballkanit të hapur, duke e vënë theksin te procesi I berlinit, këtë  herë deklaroi se falë kësaj nisme,  është rritur bashkëpunimi mes dy vendeve.

Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë dhe kalimin e kapitalit më shpejt. Sot ne jemi shembull se si duhet të jenë dy shtete fqinje. Unë jam një prej atyre që përsërit se nuk na duhen kufij.S’ka në BE, s’ka pse të ketë në Ballkan

 Rama dhe Kovaçevski njoftuan se në të dyja  vendet janë hapur kantieret për ndërtimin e korridorit të 8 mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që pritet të përfundojë pas 5  vitesh.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco