Dhunimi i anëtarëve të një fisi nga punonjësi i Gardës, Balliu: Pas tij është Lindita Nikolla, shprehje e degradimit që ka mbjellë qeveria Rama

Dhunimi i anëtarëve të një fisi nga punonjësi i Gardës, Balliu: Pas tij është Lindita Nikolla, shprehje e degradimit që ka mbjellë qeveria Rama

16:28, 30/07/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur gjatë ditës së sotme në Hamallaj të Durrësit mes dy familjeve, Nikolla dhe Kaçi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Përmes një reagimi në Facebook, Balliu është shprehur se pas Martin Nikollit qëndron kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ai thotë se Nikolli nuk do të qëllonte me armë nëse pas tij nuk do të ishte Lindita Nikolla, që sipas Balliut, është njësoj si Rrahman Rraja.

Balliu shton se këto ngjarje tregojnë degradimin që ka mbjellë qeveria e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Reagimi i Balliut:

Martin Nikolli eshte Lindita Nikolli

Ashtu si filmimi i rrahjes makabre ne Fushe-Kruje tregonte frymezimin qe ka dhene Rilindja krimit edhe Martin Nikolli nuk qellinte dot po te mos ishte Lindita ashtu si Rrahman Rraja.

Te gjithe sebashku jane shprehje e degradimit, degjenerimit, korrupsionit qe ka mbjelle qeverisjen Rama.

Keto nuk jane raste sporadike jane logjika e qeverisjes se narkotrafikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco