Salianji: Te fortët e paligjshëm bëjnë ligjin, qeveria krekoset si gjeli mbi pleh

Salianji: Te fortët e paligjshëm bëjnë ligjin, qeveria krekoset si gjeli mbi pleh

15:06, 30/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku shoferi i kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi 5 herë mbi fqinjët e tij.

Salianji shkruan se të fortët e paligjshëm bëjnë ligjin, ndërsa qeverisë pa autoritet i ka mbetur vetëm që të krekoset si gjeli mbi pleh.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Te fortët e paligjshëm bëjnë ligjin!

Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!

Rendi dhe siguria publike në pikiatë!

Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorit!

Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovranitetin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emërimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorin dhe është shkaktarja e situatës!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco