VIDEO-SYRI TV/ Hasanaj: Në degën 1 votuan 29 demokratë, 25 votues ishin nga PS-ja, votat e tjera u mbushën

10:59, 30/07/2023
A+ Aa A-

Zgjedhja farsë e Lulzim Bashës në krye të partisë së vulës, ka sjellë reagime të shumta.

Kryetari i PD-së së degës numër 1 në Tiranë, Fetah Hasanaj, ka denoncuar farsën e Bashës.

Ai shkruan në Facebook, se bazuar në listat e anëtarësisë së PD, dje në këto votime kanë marrë pjesë vetëm 29 demokratë, 25 ishin nga PS-ja dhe pjesa tjetër janë mbushur nga Lul Gjana, duke ironizuar me Jemin Gjanën.

Denoncimi i Fehat Hasanaj:

Partia e vulës zgjodhi ‘kryetarin’ e saj njeriun e dështimeve, mashtrimeve dhe të pabesin e demokratëve.

Në Degën Nr. 1 Tiranë listat e anëtarësisë i kemi në databezë në vite. 

Djë për zgjedhjen farse të Lulzim Bashës kanë marrë pjesë vetëm 29 anëtare te PD. Disa të tjerë ( rreth 25 vetë) janë të PS.

Votat e tjera i kane mbushur me variantin alla Lul Gjana.

Nëse dikush pretendon të kundërtën ti bëjë publike listat e votuesve të Degës 1, që kanë marre pjesë në këtë farsë zgjedhjesh.

Mallkimi i demokratëve do ju ndjeki kudo që jeni, Lul Gjana. Ju nuk përfaqësoni demokratët, por veten tuaj duke i shërbyer Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj30/07/2023 16:45

Heronj janë demokratët që gjëjnë forcë e durojnë të tillë poshtërsi lul gjane!!! Veçse t'ia thotë dikush lulkës çfarë thotë i mençmi: -Njerëzit e mirë janë gjithmonë të parët që zhgënjehen...sepse vënë shpirtin në çdo gjë që bëjnë, por kurrë nuk duhet të përfitosh nga durimi i tyre, sepse janë të fundit që lodhen,..por dhe të parët që nuk kthehen më prapa...

Shto koment

Denonco