E pranon edhe Taulant Balla: Në kanabizimin e Shqipërisë rol kryesor ka luajtur inkriminimi i Policisë së Shtetit

E pranon edhe Taulant Balla: Në kanabizimin e Shqipërisë rol kryesor ka luajtur inkriminimi i Policisë së Shtetit

16:29, 29/07/2023
A+ Aa A-

Taulant Balla ka pranuar, sot, atë që e di gjithë Shqipëria dhe që e denoncon opozita çdo ditë prej vitesht; inkriminimin e Policisë së Shtetit dhe përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në kultivimin e drogës në vend.

Nëpërmjet një postimi në rrejtin social Facebook, ministri Balla thotë se, “ Asnjë rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur..”.

Taulanti, ose e ka bërë me dashje këtë postim, ose i ka foluar e pandërgjegjshmja dhe ka thënë të vërtetën, ose po bën atë që bën rilindja këtu e dhjetë vite, propaganda në media për publikun dhe bashkëpunim të ngushtë me krimin në prapaskenë.

Po, Shqipëria u kanabizua qysh nga viti 2015-2016-17…e tëhu me lejen e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës, Sandër Lleshit dhe Bledi Çuçit. Të gjithë e dinë këtë, siç e di edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i njohur si mik i shumë bandave dhe i akuzuar nga oficeri i policisë Nuhu për presion në ushtrimin e dytyrës që te favorizonte bandën e Rrajave, e cila një ndër aktivitetet kishte kanabizimin e zonë së Krujës.

Kështu që sot Balla ka pohuar të vërtetën.

Dhe për ta çuar deri në fund këtë të vërtetë, pikërisht ai nuk do duhej të ishtë Ministri i Brendshëm, sepse në vend që t’u kishte ngritur rehatinë bandave u ka dhënë qetësi atyre, për shkak të implikimeve.

Postimi i Ballës:

“Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal.

Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

Përgëzime dhe vetëm përpara!”

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco