'Shkarkimet' që nuk ngjisin/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

'Shkarkimet' që nuk ngjisin/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

09:00, 27/07/2023
A+ Aa A-

Prej ditësh, mundësia e shkarkimit të disa ministrave dhe zëvendësimit të tyre me figura më të panjohura, po konsiderohej e mirëqenë. Ajo u bë edhe më e besueshme kur të mërkurën në drekë, në mbarë mediat u botua si i konfirmuar lajmi për largimin e titullares së financave, Delina Ibrahimajt.

Në qarqet rreth PS, prej ditësh po qarkullon ideja se vetëm një ndryshim i fortë mund të eklipsojë këtë stinë të nxehtë skandalesh që filluan me Stafet Gjicin, vazhduan me dhunën brutale të Rrahjave në Fushë Krujë dhe kulmuan me abuzimet, milionat, fatuarat e hoteleve dhe abionëve, si dhe mbi të gjitha, me drejtimin e qeverisë nga gmaili i Klodian Zotos, që shpalosi në sy të të gjithëve “rrjedhja” e dosjes së SPAK për Arben Ahmetajn. 

Pra, në këtë situatë kishte nga ata që thoshin se vetëm një ndryshim drastik në qeveri mund të sfumonte këtë njollë. Madje të tjerë më radikalë pretendonin se duhej shkuar deri në zgjedhje të parakohëshme, aq më tepër që tani qe momenti i volitshëm kundrejt një opozitë të shkafalitur dhe të dërrmuar.

Këto pandehma nuk ishin fare pa bazë. Historia politike e kësaj mazhorance njeh në të shkuarën truqe të tilla.

Rama në momente krizash e ka përdorur një manovër të tillë. Në vitin 2017, para zgjedhjeve, kur opozita ishte radikalizuar dhe ishte në rrugë, Rama largoi Saimir Tahirin, Ilir Beqen, Niko Peleshin dhe Bledi Çuçin.

Një vit më pas, pikërisht në periudhën e protestave të fuqishme studentore dhe pas tenderit skandaloz të Unazës së Re, të fituar nga një kompani fantazmë, kryeministri shkarkoi plot 8 ministra mes të cilëve Ditmir Bushatin, Arben Ahmetajn, Damina Gjiknurin, Lindita Nikollën, Niko Peleshin.

Pra, metodën për të sfumuar krizat me anë të ndryshimeve drastike në qeveri, Rama e ka pasur një praktikë të njohur.

Por, këtë herë, ai me sa duket nuk ka kë të shkarkojë. Sepse mes dy precedentëve të parë dhe këtij të tanishmit, ka një ndryshim radikal. Dikur Tahiri, Bushati, Ahmetaj, Beqja, Klosi ishin figura që vinin nga opozita dhe kishin peshë në PS. Të zbrisje ata nga kolltuku, kishte tjetër domethënie. Ndërsa sot, kabineti është i mbushur me kukullla dhe çingie të kryeministrit. Të shkarkosh ata, nuk arrin të bësh as lajm. Në redaksinë e Lapsi,al, ne e testuam gjatë gjithë ditës, kur qarkulloi lajmi i rremë për shkarkimin e ministres së Finanacave. Më shumë lexohej titulli për atë vajzën kolumbiane që kishte dalë nudo tek prokuroria, se ai për një ndryshim të mundshëm në qeveri.

Rama e ka mbushur kabinetin me figura që nuk i thonë më asgjë as publikut, as vetë socialistëve. Prandaj shkarkimet apo emërimet e tyre nuk ngjallin as kërshëri, as nuk bëjnë bujë. Prandaj dhe ai nuk bëri gabim që nuk ndryshoi qeverinë, sepse kjo lëvizje nuk do kishte asnjë vlerë./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Infermieri demokrat27/07/2023 13:04

E para qe duhet shkarkuar eshte nona e korrupsionit Ogerta Manasterliu. E keni pa si del keto kohet e fundit duke mbrojt koncesionet ne shendetsi, ku pervec Beqes superhajdut, ka firmos dhe kjo. Do me i shit si suksese kur ato jane deshtimi me i madh qe po ia marrin frymen shendetesise. Por se mos jane vetem keto. Sa tendera korruptiv kane be vartesit e saj, ajo qe eshte ne burg do nxjerri emra se do me rujt veten qe te denohet sa me pak. Ajo ka firmos, kurse dardhat i ka henger Ogerta. Po koncesionin e dializes, tenderat per pastrimin e mbetjeve spitalore (Arber Teqja qe e ka fitu kete tender eshte djali i Arjana Strakoshes qe eshte nendrejtoreshe e QSUT dhe e ka vene Ogerta aty per ta perdor per pislliqe), tenderat e tjera gjate pandemise i harroi Ogerta? Edhe personat me ke i ka nda keto fitime do ia nxjerri SPAK, se me persona aty ne QSUT i ka nda tenderat.

Shto koment

Denonco