Berisha: Gjiknuri kufomë politike e pakallur, qytetarët do i japin përgjigjen kësaj mafie të rrezikshme

Berisha: Gjiknuri kufomë politike e pakallur, qytetarët do i japin përgjigjen kësaj mafie të rrezikshme

20:02, 26/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat nga selia blu, në komentin e tij për asamblenë e PS-së, tha se Damian Gjiknuri është një kufomë politike e pakallur.

‘Largimi i Gjiknurit ishte ... Gjiknuri është një kufomë politike e pakallur, me dy hetime të tmerrshme, një kombëtar dhe një ndërkombëtar dhe i pashpresë. Gjiknuri është në hetim kombëtar për aferën e inceneratorëve, por në njërën vepër penale bashkautor me Edi Ramën dhe shpejt do ta sjellin ne këtu atë. Gjiknuri është në hetim ndërkombëtar për aferën McGonigal, dhe Edi Rama kujton se do e kalojë Lanën duke hedhur Gjiknurin. Jo, do bjerë vetë.

Çështja McGonigal i rri si shpatë Damokleu dhe nuk e shpëton dot kush prej saj.

Asambleja më shumë foli me dyert e mbyllura të saj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare. U mblodhën si në bodrum se kanë frikë dhe tmerr nga ju. Jo vetëm ju, por edhe anëtarësia e PS. Nuk ndjejnë asnjë detyrim ndaj saj. Tani me moton erdhëm, vodhëm, ikim, ata nuk pyesin për asnjë njeri.

Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është në duart tuaja. Kjo zgjidhje nuk është në duart e askujt tjetër përveç njerëzve të lirë, njerëzve idealistë që vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë mafie të rrezikshme dhe t’i japin përgjigjen që meriton.

Unë kam besim se së shpejti, shqiptarët do flasin me zërin e tyre’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco