Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Berisha: Farsa e Rrogozhinës u drejtua nga Veliaj, u manifestuan të gjitha fenomenet kriminale të 14 majit

Berisha: Farsa e Rrogozhinës u drejtua nga Veliaj, u manifestuan të gjitha fenomenet kriminale të 14 majit

12:34, 24/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se farsa e Rrogozhinës të dielën ekspozoi të gjitha fenomenet kriminale të 14 majit.

“Farsa elektorale e 14 majit u mbyll në mënyrën më të shëmtuar me procesin në Rrogozhinë.

U mbyll në Rrogozhinë në mënyrën më kriminale, pasi mandati që ia dhanë qytetarët e Rrogozhinës, kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha, ia rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore, institucionet e farsës elektorale.

Ia rrëmbyen pasi rezultati ishte përmbysur nga qendra e paligjshme e ngritur në burgun e Rrogozhinës, qendër të cilën, institucionet e farsës elektorale, e përjashtuan nga gara elektorale, por përsëri nuk shpallën me urdhër të partisë, fitues zotin Shkëlqim Hoxha.

Shkelmuan në mënyrë të padenjë, antiligjore, votën e qytetarëve të Rrogozhinës dhe urdhëruan një proces të ri zgjedhor, në të cilin unë ju them këtu se u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2023.

Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve, ndaj zgjedhësve të Rrogozhinës.

Një terror i të gjitha formave, fiskal, fizik e të tjera.

Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapëta, fletë votimi të përgatitura paraprakisht, fotografim i fletëve të votimit në qendrën e votimit, votime në grupe, votime familjare, të gjitha format e shëmtuara.

E gjithë kjo farsë u drejtua nga Erion Veliaj, i cili në përfundim të saj, pranoi se shqiptarët nuk na duan. Pranoi se fituan, jo se na duan.

Natyrisht, të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, pas skandaleve seksuale të zyrtarëve, të mendosh se shtohen votat pas arratisjes së shekullit, të mendosh se shtohen votat pas shpërthimit të ri të gjirizeve të rinj të aferës më të tmerrshme korruptive, asaj të djegësve, do të thotë të jesh me një koeficient intelektual afër zeros.

Dhe Veliaj nuk bie në këtë pozitë, e thotë haptas me porosi të Ramës, se fituam jo se na duan, por se nuk duan Sali Berishën. Pra, përsëri i ka tmerrin Berishës.

Dhe në fakt, këtu kanë të drejtë sepse PD opozitë e vërtetë, po u bën autopsinë kësaj kalbësire, po i bën autopsinë këtij regjimi të kalbur dhe po u tregon shqiptarëve se vota në Shqipëri ka vdekur dhe se rruga e vetme për të rikthyer lirinë, votën e lirë, është përballja me protesta të fuqishme me këtë bandë që drejton sot me metodat më mafioze, Shqipërinë dhe shqiptarët,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco