SYRI TV/ Afera e Tiranës, Berisha: Veliaj e ka vendin në burg

15:54, 21/07/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Edi Rama do të shpëtojë nga afera e djegësave duke bërë kurban Niko Peleshin. Sipas Berishës, Rama ka shmangur firmën në vendimet e Këshillit të Ministrave, duke ia deleguar Niko Peleshit, por kjo nuk mund ta shpëtojë atë. Kryedemokrati theksoi se Rama ka firmën e tij mbi financimin e djegësit të Elbasanit me fondet reserve dhe mbi dhënien e bonusit kompanisë së Zotos e Mërtirit edhe pse ajo nuk ekzistonte.  Sa i takon aferës me inceneratorin e Tiranës, Berisha u shpreh se Erion Veliaj e ka vendin në burg.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi mënyrën që po përdor kreu i qeverisë Edi Rama për të shpëtuar nga afera me inceneratorët, duke ia lënë përgjegjësinë Niko Peleshit. Në konferencën me gazetarët, Berisha teksa akuzoi Ramën se qëndron në krye të skemës korruptive të inceneratorëve, u shpreh se kryeministri ka shmangur firmën në vendimet e Këshillit të Ministrave, duke ia deleguar Niko Peleshit, por kjo sipas tij nuk mund ta shpëtojë atë.

Berisha bëri me dije edhe dy vendimet që Rama ka firmosur për inceneratorin e Elbasanit dhe dhënien e bonusit për një kompani që nuk ekzistonte.

Lideri I opozitës zbuloi edhe detaje nga largimin nga vendi të  ish numrit dy të qeverisjes socialiste, Arben Ahmetaj.

Për inceneratorin e Tiranës, Berisha  deklaroi se Erion Veliaj duhet të jetë në bankën e të akuzuarëve.

Sali Berisha theksoi se opozita do I përgjigjet me protesta aferës së qeverisë me inceneratorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco