SYRI TV/ Me 69 vota ‘pro’, 23 ‘kundër’ dhe 3 ‘abstenim’, Kuvendi voton legalizimin e kanabisit

12:22, 21/07/2023
A+ Aa A-

Me 69 vota ‘pro’ 23 ‘kundër’ dhe 3 ‘abstenim’, Kuvendi shqiptar miratoi në mesnat mes debatesh e tensionesh projektligjin për legalizimin e kanabisit. Përveç opozitës e cila votoi ‘kundër’, ligji për kanabisin nuk mori bekim as të 3 socialistëve Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko të cilët abstenuan. Opozita hodhi akuza se tregu  do të zotërohet nga grupet kriminale, ndërsa mazhoranca deklaroi se kontrollin do ta bëj shteti.

SYRI TV

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në mesnatë projektligjin e shumëdebatuar për legalizimin e kanabisit. Me 69 vota ‘pro’, 23 ‘kundër’ dhe 3 ‘absenim’, parlamenti shqiptar i dha dritën jeshile legalizimit të kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore dhe industrial.

Përveç opozitës që votoi kundër projekligjin, legalizimi i kanabisit nuk mori bekimin as të 3 socialistëve të vjetër, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçes, të cilët abstenuan. Rezervat dhe kritikat për ligjin ata i kanë shprehur edhe në komisionet parlamentare, ndërsa nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj dha arsyet pse nuk do ta votonte ‘pro’.

Në seancën maratonë u shoqërua me debate e përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Teksa ministrja e Shëndetësisë Manastirliu deklaroi se kultivimi do të kontrollohet nga shteti, ligjvënësit opozitarë ngritën dyshime se tregu do të zotërohet nga grupet kriminale, teksa deklaruan se ligj do të shtojë numrin e përdoruesve të drogës.

Megjithë kundërshtitë e opozitës, opinionit publik dhe ekspertët, të cilët kanë kërkuar që të ketë diskutime të gjëra edhe me grupet e interesit, duke ngritur shqetësimin për pasojat negative sociale e  ekonomike, mazhoranca përdori fuqinë e kartonit duke miratuar vetëm me votat e saj legalizimin e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco