Deputetët e PD takojnë studentët e mjekësisë: T’u jepet fjala në seancë! Krijoni një grup negociatash

Deputetët e PD takojnë studentët e mjekësisë: T’u jepet fjala në seancë! Krijoni një grup negociatash

12:22, 20/07/2023
A+ Aa A-

Pasi takimit me studentët e mjekësisë të cilët po protestojnë jashtë sallës së Parlamentit, deputetë e Partisë Demokratike kërkuan që të futen në sallë dhe të mbajnë fjalën e tyre.

Deputetët e opozitës, të cilët bllokuan foltoren, të përfaqësuar nga Zheni Gjergji, bëri thirrje që fjala e studenteve të dëgjohet në seancë para se të futet për votim.

Gjergji: Sapo vijmë nga një takim me një grup studentesh të mjekësisë, të cilët kërkuan që të jenë pjesë e kësaj seance në Parlament ku do diskutohet e ardhmja e tyre por edhe e sistemit tonë shëndetësor. Ata i kanë nisur një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe ende deri sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje për të qënë pjesë e kësaj seance parlamentare. Studentëve të mjekësisë prej 2 javësh i janë mohuar të drejtat e dëgjesave nga kolegëve mazhorancës. Vetëm ditën e hënë është zhvilluar një dëgjesë në Komisionin e Medias ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve nuk janë lejuar. Prandaj jemi sot këtu për t'i kërkuar zonjë Nikolla që të kijojë një grup negociatash me studentët e mjekësisë që ata të dëgjohen. 

Felaj: Garda ka ligjin e saj, që e keni votuar dhe ju. Garda nuk ka lidhje me politikën, por me detyrën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco