Mjeku: Spanja ka nevojë për 9-mijë mjekë, por nuk mban peng diplomat e studentëve

Mjeku: Spanja ka nevojë për 9-mijë mjekë, por nuk mban peng diplomat e studentëve

22:28, 19/07/2023
A+ Aa A-

Spanja ka nevojë për 9 mijë mjekë dhe nuk po mban peng diplomat si Shqipëria. Kështu deklaroi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” mjeku Kita Sallabanda i cili e ushtron profesionin e tij në Spanjë.

Ai tha se pavarësisht largimeve ka dhje mjekë të rinj që vijnë nga vendet e huaja dhe kështu bëhet një kompesim.

“Spanja nuk i mban diplomat peng, por bën diçka. Në vitin 2022 kemi pasur 4100 kërkesa për të dalë jashtë Spanjës dhe na janë futur 4263 nga vendet e Amerikës Latine, nga vendet e Evropës Lindore, nga Shqipëria. Sot në Spanjë kemi 9 mijë vende bosh për mjekë, është si kërkesë. Koncepti i vendeve të lira për specializim është një koncept që është i vjedhur nga Italia, por në vendet e Europës Perëndimore nuk ekziston. Ne nuk kemi vende për specializantë të rinj, ne kemi vende të programuara për specializantë dhe të gjithë specializantët marrin rrogë, por nuk ka vende të lira,” – shpjegoi Sallabanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco