Engel për tensionet në veri: Uashingtoni po ledhaton autokratin Vuçiç

Engel për tensionet në veri: Uashingtoni po ledhaton autokratin Vuçiç

17:06, 19/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka kritikuar qasjen e SHBA-së ndaj Serbisë, në raport me Kosovën.

Kjo sipas Engel, meqë Washingtoni ‘ledhatoi bullizuesin autokratik’ Aleksandar Vuçiqin, e sipas tij për këtë flet shumë mënyra sesi reaguan duke mos e dënuar presidentin serb për presion ndaj serbëve të Kosovës që të mos bojkotojë zgjedhjet.

‘A e dënoi Uashingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiç për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan Forcën e NATO-s në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës?

Mezi e dënoi dhunën, por nuk i përmendi sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë etnikë të veriut të Kosovës që të refuzojë në mënyrë agresive përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo.

A i ka dënuar ajo veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë ‘spastrim etnik përmes mjeteve administrative’? Përsëri, mezi, nëse fare’.

‘Me ngurrim kam arritur në përfundimin se në mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Uashingtoni ka ledhatuar një kërcënues gjysmë autokratik-Vuçiqin-dhe është bërë vetë një bullizues, duke abuzuar dhe duke e frikësuar vendin më të vogël, më të cenueshëm, Kosovën. Është sjellje që është nën Shtetet e Bashkuara dhe është koha për të rivendosur qasjen’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco