Në shkelje të rregullores, PS e vetme miraton ndryshimet që zgjasin mandatin e Gjinushit

Në shkelje të rregullores, PS e vetme miraton ndryshimet që zgjasin mandatin e Gjinushit

12:39, 19/07/2023
A+ Aa A-

Deputetët e maxhorancës socialiste miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Nisma ligjore ishte propozim i dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj i cili në vetvete i jep mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave.

Mbledhja e komisionit u bë pa praninë e deputetëve të opozitës.

Pavarësisht kësaj, akti nuk pati konsensus pasi tre deputetë të shumicës abstenuan ndërsa 9 të tjerë ngritën dorë pro.

Deputeti socialist Petro Koçi, i cili mban detyrën e zëvendëskryetarit të komisionit, dhe bashkë-firmëtari i projektligjit, Ismet Beqiraj, organizuan mbledhjen në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Kjo situatë po ndodh pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skënder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe deputetet Koçi e Beqiraj, kërkojnë kalimin në votim të projektligjit, i cili në një prej neneve të tij parashikon pikërisht lejimin e një mandati tjetër për Skënder Gjinushin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco