VIDEO/ Burimi: SPAK nuk po merret me autostradën e e korrupsionit në qeveri

18:40, 18/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se SPAK po merret me Arben Ahmetajn, që duket si një dalje autostrade, por në fakt nuk po merret me autostradën vetë me 3 korsi të korrupsionit.

Burimi u shpreh se SPAK nuk po merret me panzerat e korrupsionit në qeveri, por po merret vetëm me Ahmetaj.

‘Ka gjëra të tmerrshme. SPAK nuk duhet të rrijë më duarkryq e të sekuestrojë apartamente të Ahmetajt. Ahmetaj figuron sot si një dalje autostrade dhe nuk po merremi sot me aksion kryesor Tiranë-Durrës, me tre korsi, me tre inceneratorë, janë panzerat e korrupsionit.

Unë sot pres të shoh a ka protesta, të ngjashme që pamë në Rumani e Bullgari, kundër korrupsionit.

Po bëhet një dosje aq e komplikuar, aq sa edhe ajo reforma në drejtësi, me ca iniciale që nuk i mbante mend njeri.

Unë pres si çdo shqiptar, që i takon drejtësisë të na ftillojë. Është Dumani, është drejtësia që është përballë korrupsionit’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco