Zbulohen mesazhet skandaloze/ Gazetarja Lala: Reagimi i Erion Veliajt lidhet vetëm me frikën

Zbulohen mesazhet skandaloze/ Gazetarja Lala: Reagimi i Erion Veliajt lidhet vetëm me frikën

12:14, 18/07/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Ola Xama zbuloi në një artikull të publikuar në BIRN, se sipas SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj është propozuesi i projektit të inceneratorit të Tiranës.

Fill pas shkrimit, Xama mori disa mesazhe fyese dhe intimiduese nga Erion Veliaj, të cilat u dënuan gjerësisht nga organizatat e lirisë së medias. 

TPZ.al ka arritur të sigurojë mesazhet e kryebashkiakut të Tiranës, që i drejtohet gazetares Xama me fjalët “killer me pagesë, “nuk je gazetare”, "militante", etj. 

Më poshtë shkëmbimi në Whatsapp mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe gazetares Ola Xama.

ImageImageImageImageImage

Kurse gazetarja Klodiana Lala duke komentuar deklarimet skandaloze të kryetarit të bashkisë së Tiranës ndaj gazetares së BIRN, Ola Xama pas botimit të shkrimit se në dosjen e SPAK thuhej se Erion Veliaj qëndronte pas projektit të inceneratorit të Tiranës, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se po të ishin fakte të pavërteta, Veliaj do të kishte çuar në gjyq brenda 24 orëve gazetaren. Sipas Lalës, reagimi i Veliajt është i lidhur me frikën e tij për hetimet e SPAK-ut.

“Po të ishte i qartë Veliaj me veten e vet, dhe po të ishin ato fakte të pavërteta, ju siguroj se do të kishte dalë data e gjyqit brenda 24 orëve, se e mbani mend Bledian Kokën e dërgoi në gjyq pse i dërgoi pyetje. Në këtë rast i duhej thjesht intimidimi ndaj një gazetari dhe është e papranueshme gjuha e cilido zyrtari t’i drejtohej një gazetareje, një nëne, një gruaje, me termin “killer me pagesë”. Më rënda është që batare të tëra godasin gazetarët nga portale që paguhen nga inceneratorët. Historia e inceneratorëve nuk ndalet vetëm me z. Ahmetaj dhe frika që kjo histori do të vijojë të hetohet më tej dhe fakti se disa prokurorë të SPAK kryeministri nuk i ka nën hyqmin e vet, çdo detaj që nxirret nga gazetarët dhe prek interesat e një zyrtari, sjell këtë reagimin më pas, “killer me pagesë”. Unë kështu e shikoj, e lidh vetëm me frikën," tha Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco