Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Peka pyet Berishën: Kush është truri i inceneratorëve - Ja si përgjigjet Berisha

22:19, 17/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV është shprehur se koka e inceneratorëve është Rama dhe Agaçi.

Berisha ka dhënë argumentat se një shkresë zyrtare kërkon tre javë kohë për tu analizuar dhe të kthehet përgjigje, ndërsa Rama dhe Agaçi kanë firmosur 17 shkresa për 12 orë.

"Një herë dhe njëmijë herë po ta analizosh të dalin këto gjëra që Zoto dhe Mërtiri janë dy ish socialist që kurrë nuk mund të shpallnin emergjencën kombëtare të plehut. Nuk mundnin kurrë që ti impononin qeverisë shqiptarë të shkelmonte projektin e landfilleve të sponsorizuar nga BE-ja.

Ata nuk mundin kurrë që të bënin një mbledhje me 12 zv.ministra por kush mundej tjetër përveç Ramës për shpalljen e emergjencës kombëtare për mbetjet, në këtë mbledhje kanë votuar 9 persona kundër. Do të silleshin mbetjet nga Italia dhe do të digjeshin me 100 euro tonin.

Kush ka plehrat kap miliardat apo në zhargonin e mafias plehrat janë floriri i qytetit, pra janë Zoto, Mërtiri zotërit e plehrave, apo janë të tjerë. Çfarë pushteti ka Zoto për të firmosur 17 shkresa në 24 orë kur një shkresë do tre javë në kanalin qeveritar. Këtë pushtet e kishte vetëm Ëngjëll Agaçi dhe Edi Rama."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco