Paralajmërimi për protesta/ Berisha: Do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë

Paralajmërimi për protesta/ Berisha: Do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë

13:21, 14/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se opozita do u drejtohet qytetarëve për të protestuar kundër kësaj qeverie.

“Ne e kemi trajtuar këtë temë me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe. Por është e domosdoshme që ne t’u drejtohemi shqiptarëve për këtë çështje.

Në asnjë vend të botës, një qeveri që ka bërë këtë, nuk qëndron. Dhe nëse qëndron, qëndron për dobësi të opozitës.

Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri që mund të tolerojë këtë aferë.

Do ketë negociata me opozitën. Do bëhen negociata me forca të tjera opozitare. Por kjo nuk mund të kapërcehet!

Berisha: Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Koka është Edi Rama, por ai ia mbathi sot,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco