Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë, themelimi i Asociacionit është kyç

Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë, themelimi i Asociacionit është kyç

12:10, 14/07/2023
A+ Aa A-

Sarrazin: Reduktimi 25% i prezencës së policisë në veri është veç hap i parë, themelimi i Asociacionit është kyç

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar hapin e parë të Qeverisë së Kosovës drejt shtensionimit të situatës në veri.

Sarrazin ka thënë se reduktimi për 25 përqind i pranisë së policisë në dhe pranë objekteve komunale në komunat në veri, është hap pozitiv, por ka shtuar se nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e BE-së që i ka paraqitur në planin tre pikësh.

“Duhet të them se është hapi i parë dhe është një hap pozitiv, por është vetëm një hap i parë i vogël dhe nuk ka përfunduar. BE-ja ka vendosur një plan të qartë me trepikësh që nuk nënkupton prezencë të forcave speciale të policisë në veri dhe pranë ndërtesave komunale dhe ulja prej 25 për qind është një hap drejt kësaj, por qartësisht që nuk përmbush kërkesat e Unionit”, ka thënë Sarrazin për RTS

Emisari gjerman ka shtuar se palët duhet të fokusohen në Marrëveshjen e Ohrit dhe se situata e tensionuar mes dyja vendeve ndikon në perspektivën evropiane të të gjithë rajonit.

Ai thotë se Serbia duhet të ndryshojë retorikën e saj rreth Marrëveshjes së Ohrit, e në anën tjetër, Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Duhet të punojmë për Marrëveshjen e Ohrit, situatën aktuale, kushdo që është pak a shumë përgjegjës dhe cilado qoftë perspektiva në Serbi dhe Kosovë, kjo situatë ka ndikim negativ në perspektivën evropiane të gjithë rajonit. Marrëveshja nuk është e përsosur, asgjë në botë nuk është zakonisht perfekte, por është një shans i madh për të zgjidhur ngërçin në marrëdhëniet mes tyre”.

“Serbia duhet të ndryshojë retorikën e saj në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe ta zbatojë atë plotësisht. Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për përkushtimin e palës kosovare. Për ne, bashkësinë ndërkombëtare, Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është kyç”, është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco