Lidhja mes Ahmetajt e Mërtirit/ Zbardhen të tjera përgjime, diskutohet për aksidentin në Maqedoni

Lidhja mes Ahmetajt e Mërtirit/ Zbardhen të tjera përgjime, diskutohet për aksidentin në Maqedoni

12:20, 13/07/2023
A+ Aa A-

Dalin në dritë detaje të reja nga dosja në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që përforcojnë afrimitetin dhe miqësinë e ngushtë me bosët e inceneratorëve Mirel Mërtirin e Klodian Zoton.

“Rezulton se në vitin 2017, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal dhe ka urdhëruar edhe metodat e posaçme të hetimit siç janë ato të përgjimit telefonik.

Rezulton se me datën 05.09.2017 në orën 16:38 Mirel Mërtiri nga numri në përdorim të shtetasit Klodian Zoto, i telefonon numrit 069609xxxx që i përket shoferit të familjes së Arben Ahmetajt”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo nënkupton se organi i akuzës në Elbasan, ishte në dijeni të këtyre komunikimeve kur nisën edhe veprimet e para për aferën e inceneratorëve.

Atij i kërkojnë që të lajmërojë shtetasin Arben Ahmetaj se i është thyer telefoni, teksa personi që prezantohet me emrin "Klodi" është Klodian Mërtiri që ka ndryshuar në Mirel Mërtiri.

Shoferi: 520: O Zoto!

Mërtiri: 456: O Gono!

520: Çfarë bën?

456: Klodi jam, Klodi!

520: A, Klodi je o vlla?

456: E ça bëre ti lale?

520: Mirë.

456: Ore s'e kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s'më kap

520: Të të marri këtu?

456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t'i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon.

520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni.

456: E mirë vëlla, mirë.

456: Si ka qenë ai?

520: Mirë, po ja është në mbledhje, s’e kam takuar fare që nga ora 11.

456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?

520: Po mirë, içik presion rrugës, u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.

Më tej, nga biseda kuptohet se dy personat në komunikim, interesohen edhe për çështjen e aksidentit të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku udhëtonin Mirel Mërtiri e Arben Ahmetaj që mbetën të plagosur.

Mërtiri 456: Po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?

Shoferi 520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco