VIDEOLAJM/ Ja momenti kur sulmohet fizikisht kryeministri Kurti në foltoren e Kuvendit

11:44, 13/07/2023
A+ Aa A-

Gjatë kohës kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin "rrenc".

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe pasi efektivët janë futur në sallë situatë është qetësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco