VIDEO/ Përleshje në Kuvendin e Kosovës kur flet Kurti, Konjufca thërret policinë

11:29, 13/07/2023
A+ Aa A-

Përleshje në Kuvendin e Kosovës sa flet Kurti, Konjufca thërret policinë.

Ndërkohë që kryeministri Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit ka shpërthyer dhuna.

Shihet duke u goditur ministri Hekuran Murati.

Rrahja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Kurti.

Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

Ka sulmuar Kurtin edhe Hajdar Beqa deputet i PDK

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik bilimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco