SYRI TV/ Bardhi-Nikollës: Pezullo seancën! Rama të vijë të japë llogari, mos të fshihet pas Rrajës dhe Ahmetaj

SYRI TV/ Bardhi-Nikollës: Pezullo seancën! Rama të vijë të japë llogari, mos të fshihet pas Rrajës dhe Ahmetaj

11:01, 13/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi kryetares së Kuvendit, Nikolla të ndërpresë seancën dhe të thërrasë kryeministrin Edi Rama që të vijë e të japë llogari për dy ngjarjet e rënda të ditëve të fundit.

Sipas Bardhit, zhvillimet e fundit për inceneratorët tregojnë se afera skandaloze nuk është personale e Ahmetaj, por e qeverisë.

Bardhi: Përpara se të flas për kërkesën, besoj se është në nderin tuaj që sa kohë brenda 4 ditëve kanë ndodhur dy ngjarje për të cilat kryeministri duhet të japë llogari. Ndërprisni seancën dhe i kërkoni kryeministrit të vijë. E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës dhe Arben Ahmetaj. Ky është thelbi i qeverisjes së një njeriu. Kryeministri të vijë të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshti me ligjin dhe që shkatërroi shtëpitë e një fshati dhe kjo nuk mund të kalohet me dorëheqjen e deputetit. Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Aty përmenden dhe 4 ministra të tjerë dhe nuk është aferë personale, por e qeverisë së Ramës. Është i vetmi që nuk ka folur për ngjarjet e rënda që tregojnë thelbin e qeverisjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco