‘Turp, o hajdutë’/ Spiropali qesharake përballë akuza të opozitës: Askush s’ka gojë që ta bëjë pis Ramën

‘Turp, o hajdutë’/ Spiropali qesharake përballë akuza të opozitës: Askush s’ka gojë që ta bëjë pis Ramën

10:54, 13/07/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vijuar mbrojtjen e saj qesharake ndaj kryeministrit Edi Rama për sa i përket aferës skandaloze të inceneratorëve, ku së fundmi SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ndaj akuzave të opozitës në Parlament, Spiropali është shprehur se për Ramën, askush nuk ka gojë ta bëjë atë pis në raport me drejtësinë.

Spiropali: Nuk na kompleksioni dot në raportin me drejtësinë. Qetësohu, mos thuaj gjëra qesharake. Jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur por vepruar. Rama nuk e përdor drejtësinë si armë, si hanxhar, por që institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund se ata persona që i drejtojnë do përdorin profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi. Kemi bërë një ndarje njëherë e mirë për drejtësinë që shpall njerëzit fajtorë para se të akuzohen, por nuk i çon ku duhet vendi. Rama nuk ka asnjë gojë dhe argument që ta bëjë pis në raport me drejtësinë.

Deputetët e opozitës: Turp, o hajdutë

Spiropali: Drejtësia të bëjë punën e tyre me profesionalizëm. Të respektohen ligjet dhe hajdutët të shkojnë te vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco