Korreshi: PS u lodh duke e fshehur kanabisin, tani duan ta shohin kur vaditet, pa të marrin edhe lekët!

Korreshi: PS u lodh duke e fshehur kanabisin, tani duan ta shohin kur vaditet, pa të marrin edhe lekët!

10:06, 13/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri, nuk e ka ndaluar as sot, talljen dhe sarkazëm me projektligjin që qeveria, deputetët e Partisë Socialiste po shtyjnë që të miratohet në Kuvend.

Në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Korreshi tha se qeveritarët u lodhën duke e fshehur kultivimin dhe përfitimin nga kanabisi dhe tashmë kanë vendosur ta bëjnë hapur.  “Po boll u lodhën këta, - shpjegoi ai. -  “Pse t’i bëjmë gjërat fshehur?! Tani duhet të rrimë me kollare!” T’i shikojnë në sera kur vaditen, të jenë aty prezent kur rriten. Normalisht, të marrin edhe lekët!” tha ai.

Kafe Shqeto pyeti: Z. Korreshi, një mundësi të artë e quajnë kundërshtarët tuaj politikë, legalizimin e kanabisit. “Mundësia  e artë”, në ç’aspekt?! Këta që desh vranë Koço Kokodhimën për këtë propozim, jo për gjë!

Dhe deputeti Korreshi u përgjigj: Po ky pyesin këta, këta i vrasin të gjithë. Ai “lartmadhnia” i heq qafe të gjithë! Një nga një, vetëm vendi i tij të mos luajë. Të tjerët i ka kështu ai, si në kohën e Enver Hoxhës. Ai e kishte më keq, i vriste - Ky i syrgjynos.

Ideja e kanabisit, pse tani?! Pse tani??? - Po boll u lodhën këta. “Pse t’i bëjmë gjërat fshehur?! Tani duhet të rrimë me kollare! T’i shikojnë në sera kur vaditen, të jenë aty prezent kur rriten. Normalisht, edhe të marrin edhe lekët. Sidomos unë dje i kam bërë një kërkesë, i lutem ministres që po qe se te ajo agjencia që do të krijohet këtu, e le dhe mandatin e deputetit e vij atje dhe pa lekë, se e merr klering atje rrogën!! (qesh) Çmenduri fare!

Kafe Shqeto: ... dhe i lumtur!

Korreshi: I lumtur?! Janë 6 muaj punë o burrë dhe pastaj del në pension! Këta po e trumbetojnë sikur këta do të shpëtojnë gjithë botën dhe po të shikosh projektligjin, bëhet vetëm për (gjoja, sipas këtyre) për t’u dërguar jashtë shtetit dhe bota po vuan!!! Për hashash!!! Dhe këta, duhet t’ia çojnë se ndryshe, të gjithë të sëmurët në dynja sipas këtyre gjejnë zgjidhje vetëm nëpërmjet projektligjit shqiptar për kultivimin e hashashit.

Ndërkohë që gruri jo vetëm ka ngelur nëpër ugare, nëpër lëme, po nuk kanë marrë as atë 100-mijë lekëshin që iu premtuan për hektarë, s’kanë marrë as naftën, asgjë. Me këtë tani mendoj se të gjitha fushat e Lushnjës dhe jo vetëm ato, po dhe skemat e ZHPRS-së së famshme e paskan pasur një qëllim, pavarësisht se bënin sikur punonin për vite , e paskan pasur një qëllim, të mbillen me hashash. Jo se nuk mbillet, se kemi hapësira plot ne aty, po tani do ta legalizojnë në sensin që të vejë me qejf edhe Policia atje./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Saimir Korreshi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco