Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

VIDEO-SYRI TV/ Risia e dosjes së SPAK për inceneratorët, Gjiknuri, udhëtime me paratë e ‘djegësave’

19:46, 12/07/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm Arben Ahmetaj, por në dosjen e SPAK ka dalë edhe emri i një tjetër zyrtari të lartë të Partise Socialiste, Damian Gjiknurit. Sipas këtyre detaje të reja, Gjiknuri e shoqëroi në udhëtimet luksoze ish-zëvendëskryeministrin, udhëtime këto të rezervuara nga bosët e inceneratorëve. Në dosjen e SPAK specifikohet se vendi i qëndrimit në Vjenë ishte hoteli ‘Radisson Blu Style’, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, për të cilin kërkohet arrestimi. Flitet për disa udhëtime të ish numrit 2 të qeverisë Ahmetajt me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë, ku në këtë udhëtime luksoze del edhe emri i një tjetër socialisti, deputeti Damian Gjiknuri.

Në dosjen e SPAK specifikohet se vendi i qëndrimit në Vjenë ishte Radisson Blu Style Hotel Viena, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto.

‘Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damian Gjiknuri ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë’, thuhet në dosjen e SPAK.

Zoto ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit, kun ë emailin e Klodian Zoto më datë 12 mars 2014, rezulton se i është bërë rezervim në booking.com për prenotimin e tij në këtë hotel të Vjenës dhe i është konfirmuar rezervimi. Nga këqyrja e të dhënave të veprimeve të kartave dhe llogarive në emër të Klodian Zoto të vëna në dispozicion nga IS Bank rezulton se me kartën nr… janë kryer veprimet si më poshtë:

PAGESAT E KRYERA NGA ZOTO

12 mars 2014 transaksion ‘Style Hotel Vienna’, 385 euro

13 mars 2014 veprim ‘Style Hotel Vienna’ , 231 euro

13 mars 2014 veprimi ‘Style Hotel Vienna’, 256 euro

12 mars 2014 veprimi ‘Style Hotel Vienna’, 565 euro

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco