Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Borrell: Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për shtensionimin

Borrell: Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për shtensionimin

19:27, 12/07/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi se e mirëpret vendimin e Kosovës për marrëveshjen që shtensionon situatën në veri.

Ai shkroi në Twitter të mërkurën se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë “dhe të vazhdojë përparimi në këtë drejtim”, ndërsa u shpreh se do të vazhdojnë të punojnë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët.

“Përshëndes angazhimin e Kosovës për marrëveshjen që arritëm në hapat fillestarë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë përparimin në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët me Miroslav Lajçakun”, shkroi Borrell.

Qeveria ka njoftuar të martën mbrëma se në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova është pajtuar që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, siç thuhet, për 25%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco