Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Arratisja e Ahmetaj, Imeraj: Nuk kemi dijeni se ka pasur informacion për kërkesën e arrestimit

21:48, 11/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur edhe për çështjen e Arben Ahmetajt.

Imeraj deklaroi se çdo kush mund të zgjedhë së si të mbrohet, duke qenë i pranishëm ose në mungesë.

‘Në rastin e Arben Ahmetajt, nuk kemi dijeni që të ketë pasur një informacion konkret që një kërkesë e tillë po zhvillohet, nuk mund të paragjykoj. Parë në vështrimin e një juristi, çdo individ zgjedh mënyrën se si të mbrohet. Dikush mbrohet në mungesë, e dikush i pranishëm.

Mungesa e Ahmetajt, qoftë edhe me një masë sigurimi personal, siç është ajo me të cilën kërkohet dhe është e domosdoshmja në rastin konkret, nuk është se pengon hetimin. Provat mund të sigurohen, hetimi vazhdon dhe çështja shkon për gjykim me akuza të qarta’, tha Elisabeta Imeraj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco