Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

‘Ngjarja nuk u parandalua, vrasje e mbetur në tentativë’, gazetari: Si tentoi policia që të fshehë dhunën në Borizanë

‘Ngjarja nuk u parandalua, vrasje e mbetur në tentativë’, gazetari: Si tentoi policia që të fshehë dhunën në Borizanë

22:32, 10/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Julian Kasapi deklaroi se ngjarja në Borizanë ku pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan dy persona, është vrasje e mbetur në tentativë.

Përballë një paneli me analistë në emisionin ‘Open’ në News24, Kasapi tha se policia tentoi që të fshihte ngjarjen.

“Policia e Shtetit tha se policia e Krujës ka bërë veprimet proceduriale. Policia u kujtua të vepronte një ditë më parë. Ka dy pjesëtarë të fisit Maja që bëjnë denoncim në polici për diçka që i shkatërrohet. Që këtu nis historia. Vetëm në Shqipëri ndodh që kur shkon në polici dhe denoncon, që e merr vesh ai që denoncohet.

Në Shqipëri nuk ka asnjë parandalim të ngjarjeve, ku dalin njerëzit me hunj e drunjë. Ka policë kudo, por kur ka ngjarje s’ka policë. Mendoj se policia e Tiranës, meqë drejtoria e Policisë së Tiranës, ka marrë nën drejtim Krujën, këta drejtues nuk po bëjnë asgjë. Fuqia e fisit Rraja duket. Për cilën fuqi? Njëri me pistoletë, tjetri me shkop bejsbolli. Vetëm se ata bënë denoncim në polici. Që të gjithë e dimë nga ana tjetër se në Shqipëri, e merr vesh i pari ai që denoncohet. Si veproi kaq vonë policia? Më duket vrasje e mbetur në tentativë.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco